Dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara, nga fotoja familjare te seanca plenare, ja axhenda
Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i organizuar për herë të parë nga Turqia pas 22 vitesh, ka hyrë në ditën e tij vendimtare. Nën mikpritjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, liderët e vendeve anëtare do të zhvillojnë sot seancën kryesore, ku pritet të diskutohen çështje kyçe për sigurinë globale dhe të ardhmen e Aleancës. Sipas programit zyrtar, liderët do të bëjnë fillimisht foton familjare në orën 11:00, ndërsa 15 minuta më vonë do të nisë seanca plenare me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në përfundim të takimeve, Rutte pritet të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa edhe liderë të tjerë do të dalin me deklarata mbi vendimet dhe diskutimet e zhvilluara. Në fokus...
Burimi:
javanews.al