Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Qytetarët janë mbledhur edhe sot tek sheshi “Skënderbej”, në ditën e 37 të protestës. Grumbullimi i protestuesve, si çdo ditë tjetër, ka nisur rreth orës 19:00, ndërsa më pas ata pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë tubimit, qytetarët shprehin kërkesat e tyre, ndërsa në vijim pritet që protesta të zhvendoset në rrugët kryesore të qytetit, në formë marshimi.
Burimi:
vizionplus.tv