‘Distancohuni nga Irani dhe Rusia’, Balla refuzon kërkesat e protestuesve: Nuk kufizohet mandati i kryeministrit!

‘Distancohuni nga Irani dhe Rusia’, Balla refuzon kërkesat e protestuesve: Nuk kufizohet mandati i kryeministrit!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë politike që përfaqëson qytetarët në Parlament, me kusht që të mbështesë integrimin europian. Teksa e lidhi me kërkesat e protestuesve, Balla deklaroi se çdo protestues apo qytetar që përfaqësohet me formacion politik, do të bashkëpunojmë, por vendosi si kusht që të distancohen nga Irani dhe Rusia. “E ndërlidhur me protestuesit, kur çdo protestues, çdo qytetar që do përfaqësohet përmes një formacioni politik dhe ajo do të këtë vende në parlament do të bashkëpunojmë edhe më ta, me kushtin që të mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, të jenë të distancuar nga Irani, Rusia dhe aktorë të tjerë jo miqësore me Shqipërinë”, deklaroi Balla për gazetarët...