Diaspora proteston kundër Ramës: Shqiptarët mbushin sheshet në Pisa dhe Bolzano

Diaspora proteston kundër Ramës: Shqiptarët mbushin sheshet në Pisa dhe Bolzano

Diaspora shqiptare vijoi edhe sot protestat kundër kryeministrit Edi Rama, duke organizuar tubime në Nuremberg (Gjermani), si edhe në Pisa dhe Bolzano (Itali), në mbështetje të kërkesave të protestës që po zhvillohet në Tiranë. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit shprehën solidaritetin e tyre me qytetarët që protestojnë në Shqipëri, duke kërkuar ndryshim, përgjegjësi dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve. Protestuesit u shprehën se diaspora do të vazhdojë mobilizimin edhe në qytete të tjera evropiane, duke e konsideruar këtë angazhim si mbështetje për protestën në Tiranë dhe për kërkesat e ngritura nga protestuesit.