Dhunimi i protestuesve në Zvërnec/ Zhupa reagon pas tre ligjvënësve socialistë: Synohet të asgjësohet interesi publik

Dhunimi i protestuesve në Zvërnec/ Zhupa reagon pas tre ligjvënësve socialistë: Synohet të asgjësohet interesi publik

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa,ka dënuar dhunën e ushtruar nga disa roje privatë ndaj protestuesve në Zvërnec të Vlorës, njëri prej të cilëve u tërhoq zvarrë. Zhupa shkruan se “dhuna ndaj protestuesve dhe sulmi ndaj mjedisit janë dy anë të së njëjtës mendësi: asgjësimi i interesit publik për përfitimin e një pakice|. “Banditë të paprekshëm rrëmbejnë, godasin dhe dhunojnë protestues, ndërsa policia bën sehir, e paaftë te ngrihet në nivelin e detyrës. Kërkesa e faljes nuk zgjidh asgjë, kur duhet ishin shpërndarë minimalisht emrat e dhunuesve të cilët të ishin ndërkohë në pranga për aktin e tyre. Zvërneci nuk ka nevojë për betonizim që të zhvillojë turizmin. Përkundrazi, vlera e tij më e madhe është natyra e paprekur, biodiversiteti, peizazhi unik dhe identiteti që...