“Dhuna talebane e Ramës”, Vasili sulmon ashpër qeverinë: Shqipëria nën nazizëm politik
Siç e do zakoni, në 9 Maj shpërthen një lumë analizash, vlerësimesh, aktivitetesh e postimesh nëpër të gjithë llojet e sojet e rrjeteve sociale, shkurt një pandemi e vërtetë logoreje për demek ëndrrën europiane. Gjithashtu edhe qeveria e përfaqësuesit e BE-së lëshohen nëpër ceremoni jubilare, njëra më e shpifur se tjetra, ku shpërthejnë përrenj hipokrizie me tonelata, ku violinë e parë është gjithmonë kryellafazani, kryedemagogu dhe antidemokrati më i madh, Edi Rama. Flitet për rrugën drejt Europës, flitet për gjithëfarë të drejtash të sofistikuara, ndërkohë që të drejtat më bazike dhunohen egërsisht në mes të ditës, në mes të Tiranës, në mënyrën më të përgjakshme të mundshme. Pak orë më parë, me urdhër të Edi Ramës, në mes të Tiranës një protestë normale e opozitës...
Burimi:
sot.com.al