Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole

Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole

Dhuna që polli fantazi dhe Ramën që e vranë me simbole Nga Andi Bushati Shkopat e gomës që u ekspertimentuan për të mpakur protestën prodhuan efektin e kundërt. Ajo jo vetëm u rrit në numra por po e shndërron dhe kryeministrin në targetin e vetëm të saj Protesta e kësaj të shtune prodhoi një fenomen të çuditshëm: në vend që të ngjallte frikë, shkopi i gomës nxiti fantazinë. Gjatë javës së fundit, Edi Rama urdhëroi policinë e tij politike, që të testonte arsenalin e dhunës, në një përpjekje të dëshpëruar për të mpakur marshuesit e revolucionit të flamingove. Disa u prangosën pa shkak, të tjerë u dhunuan ditën për diell, pasi ishin çmobilizuar dhe neutralizuar nga forcat e rendit, ndërsa këto të fundit përdorën spray,...