Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin: Krim! Forca nuk buron nga ‘maska’

Dhuna në Zvërnec! Figurat politike të PS dënojnë aktin: Krim! Forca nuk buron nga ‘maska’

figurat politike VLORË-Dhuna ndaj banorëve në protestën e zhvilluar një ditë më parë kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development” kanë nxitur debat të gjerë publik. Pamjet e ndara nga ZËRI, ku banori tërhiqet zvarrë nga rojet private të sigurisë 'Major Security', gurët e hedhur drejt protestuesëve dhe spraj me piper, i cili nuk kurseu as forcat e rendit, janë dënuar ashpër edhe nga figurat politike.  Deputetja e Partisë Socialiste në Vlorë, Briseida Çakërri, me anë të një reagimi në rrjete sociale, krahas pamjeve ku banori u tërhoq zvarrë, shprehet se këro imazhe nuk përfaqësojnë standardet dhe vlerat e një shoqërie demokratike. Ajo nënvizon se autoriteti i ligjit nuk mund të zëvendësohet nga askush dhe se...