Dhuna në Komisariatin nr. 3, Lamallari për protestuesit: Udhëhiqen nga urrejtja e dhuna
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka publikuar në rrjetet sociale sot në 5 korrik dëmet që kanë shkaktuar protestuesit mbrëmë tek komisariati numër 3 në Tiranë. Lamallari shprehet se në këtë protestë është parë vetëm urrejtje dhe shfaqje dhune. Ministri i cilëson protestuesit si “moralistë”, “kritikë gjithologë” dhe “revolucionarë delirantë”. Sipas tij, protestuesit po ndihmohen nga algoritmi për të krijuar një fushatë me helm, gjë që nuk ka vend në një Shqipëri europiane. Postimi i ministrit të Brendshëm Besford Lamallari Një shembull konkret i ciklit të dhunës që nis me urrejtjen e nxitur nga një deklaratë e papërgjegjshme në mëngjes ‘për prova dhune dhe gjaku’ por që u ndryshua në drekë, iu hodh ‘benzinë’ pasdite nga moralistët, kritikët gjithollogë dhe delirantët revolucionarë si ushqim për...
Burimi:
javanews.al