Dhuna ndaj protestuesve para Parlamentit mund t’i hapë rrugë rrëzimit të qeverisë, strategu izraelit David Zaikin…
Rigels Seliman Dhuna ndaj protestuesve përpara Parlamentit (dy ditë më parë) po rikthen në qendër të debatit fatin politik të qeverisë, ndërsa një paralajmërim i fortë ka ardhur nga strategu izraelit, David Zaikin. Përmes një reagimi në platformën “X”, ai ka sjellë në kujtesë ngjarjet dramatike të revolucionit të Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, të cilat i ka krahasuar me tensionet që ndodhën këtë të enjte në Tiranë para Kuvendit të Shqipërisë, teksa ka lëshuar një mesazh që pritet të ndezë edhe më shumë skenën politike. Sipas Zaikin, përdorimi i forcës ndaj qytetarëve nuk është një rrugë drejt stabilitetit, por mund të shndërrohet në pikën e kthesës për çdo qeveri, duke paralajmëruar telashe për qeverinë “Rama 4”. Ai kujtoi se përplasjet me protestuesit nuk...
Burimi:
sot.com.al