DETAJE / Nga pikat kufitare deri te plazhet, Policia me masa të forta për verën 2026

DETAJE / Nga pikat kufitare deri te plazhet, Policia me masa të forta për verën 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencë për mediat këtë të mërkurë, 20 maj. Fillimisht u ndal te ajo që ka ndodhur me komisariatin e Sarandës, ku janë arrestuar disa efektivë, përfshirë edhe kreun e Komisariatit. ”Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare, u përket shqiptarëve”, theksoi ministri, duke bërë apel për hetim të thelluar mbi përgjegjësinë e kujtdo që është përfshirë në rastet e shkeljes së ligjit. Sa i takon ndërtimeve pa leje, tha se ka pasur shumë masa administrative, gjatë muajit prill. “Nga IKMT janë marrë 67 gjoba, në një vlerë prej 122 milionë lekë, vetëm për një muaj. Sigurisht nga gjobat, kalojmë edhe në referim apo ndjekje penale”, tha Lamallari, duke theksuar se mbrojtja e territorit është prioritet...