Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja për protestën: Arkëmorti në bulevard është i turpshëm, vdekja politike vendoset vetëm me votë

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më pare në bulevard me pjesëmarrjen e Diasporës, duke e cilësuar atë një ngjarje të turpshme dhe duke kritikuar aktet e dhunës dhe simbolikat e përdorura gjatë tubimit. Sipas Gjuzit, protesta u shoqërua me një përzierje kërkesash dhe me veprime që nuk përfaqësojnë shqetësimet reale të qytetarëve. Deputetja socialiste u ndal edhe te vendosja e një arkëmorti në bulevard gjatë protestës, duke e konsideruar atë të papranueshme. Ajo shtoi se skena të tilla e kthejnë vendin “vite dritë pas” dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. “Është bërë një çorbë dhe përzierje dhe më vjen keq për ata që kanë qenë të shqetësuar për probleme. Për ato që kërkohen me dhunë dhe pamjet...