Deputeti demokrat: Nuk shkoj në protestë që të mos e “bëjmë pis”
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Plus” me Bruna Çiflikun, foli për protestën qytetare dhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj saj. Baçi e cilësoi protestën si një nga më të pastrat dhe më të organizuarat nga vetë qytetarët. “Asnjëherë nuk ka pasur protesta kaq të pastra, kaq të qarta dhe të drejtuara nga vetë qytetarët. Kjo do të mbetet një nga protestat më të bukura që kanë zhvilluar qytetarët. Deri dje kishim një kryeministër që thoshte se nuk kemi një popull opozitar, por kjo protestë i dha mesazhin se ekziston një shumicë populli opozitar. Janë ndër fjalimet më të bukura që kam dëgjuar në protesta”, u shpreh ai. Sipas deputetit demokrat, Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm për ndryshim. “Unë mendoj...
Burimi:
ntv.al