Deputeti britanik i ‘përvishet’ Ramës: Të rinjtë duan të largohen nga Shqipëria
Deputeti britanik Andrew Rosindell ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për protestat masive në vend, duke theksuar se secili është i lirë të shprehë mendimet e tij për vendin e tjetrit. Rosindell u shpreh se gjatë një vizite në Tiranë vitin e kaluar kishte biseduar me shumë të rinj shqiptarë, të cilët, sipas tij, i kishin treguar se dëshironin të largoheshin nga Shqipëria. Ai shtoi se hyrja e mundshme e vendit në zonën Shengen mund ta bëjë një lëvizje të tillë edhe më të lehtë Deputeti britanik rikujtoi gjithashtu se në vitin 2022 shtetasit shqiptarë përbënin grupin më të madh të personave që mbërritën ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të vogla, duke ngritur pyetjen se përse kaq shumë të rinj...
Burimi:
ntv.al