“Dënojmë trajtimin çnjerëzor të Metës”, Berisha: Akt i urdhëruar nga Rama. Na rikthen te gjyqet e Enver Hoxhës!
Kryedemokrati Sali Berisha ka dënuar sot atë që e konsideron si trajtim çnjerëzot të ish-Presidentit Ilir Meta, një ditë pasi ky i fundit u paraqit në kafazin e qeltë të gjyqit në themel që po zhvillohet ndaj tij. Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të Metës, duke u shprehur se këto akte po urdhërohen direkt nga Edi Rama. “Trajtimi çnjerëzor i kryetarit të PL, Ilir Meta, akt i hakmarrjes primitive të Edi Ramës. Ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i parlamentit dhe ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, aktualisht kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare, Partisë së Lirisë, i burgosur politik, u paraqit dje në sallën e gjyqit i ndryrë në kafaz xhami sikur të ishte një terrorist i rrezikshëm, ndonëse ndaj tij nuk ekziston asnjë...
Burimi:
javanews.al