Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum, pritet procesi i numërrimit

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum, pritet procesi i numërrimit

Demokratët votuan sot për t’i dhënë një mandat të ri në krye të PD, liderit historik Sali Berishës. Sali Berisha ishte i vetmi kandidat në fletën e votimit, ndaj PD e ka cilësuar procesin një referendum për konfirmimin e tij dhe vetë  Berisha përsëriti se ky është  një  proces demokratik. “I garantoj, i garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre, ndaj qëndrimeve të tyre”, deklaroi Berisha. Partia Demokratike përjashtoi nga kjo garë ata kandidatë që kërkuan të dalin përballë Sali Berishës, mes të cilëve edhe ish-deputetin Ervin Salinjin. Sipas Berishës, Salianji nuk mund të  jetë  pjesë  e PD dhe e garës duke e akuzuar për lidhje me krimin  “Përfaqësues të botës së krimit nuk kanë dhe...