‘Deklaratat e Kreut të SPAK për çështjen Balluku’, Bardhi: Zbatoni ligjin, mos bëni politikë

‘Deklaratat e Kreut të SPAK për çështjen Balluku’, Bardhi: Zbatoni ligjin, mos bëni politikë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kreut të SPAK, Klodian Braho, lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Bardhi akuzon Prokurorinë e Posaçme se po zbaton standarde të dyfishta dhe se ka vendosur politikën përpara ligjit, duke mos iu drejtuar Kuvendit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit të Ballukut. Në reagimin e tij, Bardhi ngre një sërë pyetjesh për drejtuesin e SPAK, duke kërkuar shpjegime se përse, sipas tij, pas rëndimit të pozitës penale të Ballukut me dyshime për korrupsion dhe pastrim parash, nuk është kërkuar rëndimi i masës së sigurimit. Ai shpreh gjithashtu dyshime për ndërhyrje politike në veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme dhe i bën thirrje SPAK-ut të zbatojë ligjin pa u...