Deklarata e fortë e Kryemadhit: Nuk e merr dot mandatin e deputetit pa hedhur 300 mijë euro!
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste në Top Channel, ka treguar hapur prapaskenat që ndodhin në politikë dhe veçanërisht në kohën kur caktohen kandidatët për deputetë. Kryemadhi deklaroi se, për t’u zgjedhur deputet, duhet të kesh burime financiare të mëdha. Sipas saj, duhen minimumi 300 mijë euro për t’u bërë pjesë e listave që të çojnë në Kuvend. Arsyeja, sipas ish-kryetares së LSI-së, lidhet me kostot që përfshin fushata, duke filluar nga karburanti, kafet, qiratë e zyrave, banderolat, posterat dhe mitingjet. “Çfarë do të prodhojë reforma zgjedhore? Nëse ne do të prodhojmë një sistem ku vendosen deputetët që do kryetari i partisë dhe nuk vendosen ata që do partia, kjo është një problem tjetër, sepse nuk i përfshin dot të rinjtë në politikë...
Burimi:
javanews.al