Degradimi i rrugëve të Krujës turistike/ PD, Kalaja:11 gropa në vetëm 250 metra!
Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja ka denoncuar degradimin e rrugëve në Krujë. Nga terreni, Kalaja ka sjellë situatën mbi atë që po ndodh në zonën rreth e qark stadiumit të ekipit të futbollit të Kastriotit. Një hapësirë, që sipas tij, dikur ishte simbol i suksesit sportiv, sot është transformuar në një vatër degradimi. Në një vëzhgim të kryer në terren, Kalaja konstatoi se vetëm në një segment të shkurtër prej 250 metrash përgjatë aksit të njohur si rruga e Krujës, numërohen plot 11 gropa të thella. Ky degradim i thellë i rrugës, thekson Kalaja, dëshmon për një mungesë të theksuar të vëmendjes dhe mirëmbajtjes nga ana e institucioneve përgjegjëse. Ju përshëndes të gjithëve, ndodhem në qytetin e Krujës, jam pozicionuar aty ku fillon stadiumi...
Burimi:
syri.net