Dedaj: Kush e zhvendos betejën nga Rama te opozita, i shërben pushtetit
Anëtari më i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Everest Dedaj, gjatë një interviste televizive tha se beteja e vërtetë politike sot nuk është kundër opozitës, por kundër kryeministrit Edi Rama, duke paralajmëruar se segmentet që po përpiqen ta kthejnë protestën qytetare në një tribunë sulmesh ndaj Partisë Demokratike po i japin “oksigjen” pushtetit dhe po dëmtojnë vetë kauzën e protestuesve. Dedaj u shpreh se, relativizimi i përgjegjësisë së qeverisë dhe vendosja e opozitës në të njëjtin plan me një qeverisje që ai e akuzon për korrupsion, kapje të shtetit dhe lidhje me krimin, jo vetëm që dobëson revoltën qytetare, por shërben drejtpërdrejt për mbijetesën politike të Edi Ramës. Dedaj tha se opozita ka zhvilluar prej vitesh betejat institucionale dhe politike për çështjet që...
Burimi:
ntv.al