Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit demokrat: Shqipëria s’është sfond për betejat politike të huaja

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit demokrat: Shqipëria s’është sfond për betejat politike të huaja

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur senatorit demokrat amerikan Bernie Sanders, i cili në një reagim për protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, tha se projekti i dhëndrit të Presidentit Donald Trump dhe vëllezërve nga Katari është një katastrofë për mjedisin. “Në Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO”, kishte shkruar Sanders në rrjetet sociale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i kërkon senatorit Sanders që të mos e përdorë Shqipërinë si një argument për debatin e brendshëm politik në SHBA. Senatori Sanders garoi në Primaret e demokratëve në SHBA...