Debate për investimin në Zvërnec? Rama: Ne hartuam për herë të parë ligjin, 25% e territorit zonë e mbrojtur

Debate për investimin në Zvërnec? Rama: Ne hartuam për herë të parë ligjin, 25% e territorit zonë e mbrojtur

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama vuri në dukje se qeveria e tij ka qenë e para që hartoi ligjin për zonat e mbrojtura në Shqipëri, duke iu referuar debateve për investimin në Zvërnec. Rama rikujtoi se deri në vitin 2017 vendi nuk kishte një kuadër ligjor për zonat e mbrojtura. Ai theksoi se më pas janë krijuar 12 parqe kombëtare, 11 peizazhe të mbrojtura dhe rreth 700 monumente natyre, ndërsa një e katërta e territorit shqiptar sot është e mbrojtur. “Flitet për zonat e mbrojtura. Ajo që nuk është aspak e mirë është fakti që ngatërrohen gjërat. Ligjin e parë për zonat e mbrojtura e bëri qeveria e PS-së në mandatin tonë të parë. Deri në vitin 2017, Shqipëria nuk kishte ligj për zonat e...