Debate në gjyqin e Metës, prokurori: Nën cilësinë e kryetarit të LSI, ke kryer “pastrim të parave”!
Në seancën e së enjtes ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, SPAK vijoi me leximin e kërkesës për gjykim. Prokurori Sotir Kllapi u shpreh: “Pasi janë administruar llogaritë bankare të LSI, ka rezultuar se nga 416 mijë dollarë të raportuara nga kompania, nga LSI janë paguar vetë 93 mijë. Ne kemi vijuar hetimet për shërbimet që ka ofruar kjo kompani, GSIS. Kompania ka treguar se në kohë të ndryshme ka siguruar takime të zotit Meta me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, apo Bujqësisë. Rezulton se janë bërë pagesa edhe përtej afatit 3-mujor të parashikuar në kontratë. Kjo kompani ka treguar se disa herë ka dërguar në Shqipëri persona të kontraktuar prej saj. Jemi interesuar për aktivitetin e tyre. Duke qenë se disa nga...
Burimi:
javanews.al