Debat në Këshillin Bashkiak Shkodër për ‘Paketën e Maleve’ në Theth, opozita: Doni të grabisni tokat

Debat në Këshillin Bashkiak Shkodër për ‘Paketën e Maleve’ në Theth, opozita: Doni të grabisni tokat

“Paketa e Maleve” në zonën e Thethit ka sjellë debate të forta në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ku këshilltarët e opozitës kanë ngritur kritika ndaj nismës. Sipas tyre, kjo paketë prek 100% zona të mbrojtura dhe mund të sjellë konflikte të reja juridike në Theth, duke e cilësuar gjithashtu si një nismë antikushtetuese. Opozita pretendon se qëllimi i kësaj pakete është shtetëzimi i tokave dhe më pas dhënia e tyre personave me interesa të lidhura me bashkinë. Gjatë diskutimeve në këshill, përfaqësues të opozitës shprehën shqetësime për mënyrën e zbatimit të projektit dhe ndikimin që mund të ketë në pronësinë private dhe zhvillimin e zonës turistike të Thethit. Vlen të rikujtohet se rreth 10 muaj më parë, qeveria ndërmori një aksion...