Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

Dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëria e re”, mes tyre Altin Goxhaj, Sazan Guri dhe Alfred Çako

Nga Altin Goxhaj te Sazan Guri, nga Alfred Çako te një galeri analistësh, aktivistësh, gazetarësh e figurash publike, është publikuar lista e parë e emrave që mbështesin nismën për atë që promovohet si “Shqipëria e Re”. Në një dokument të shpërndarë publikisht, nënshkruesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar lëvizjen si një “revolucion paqësor” kundër klasës politike të 35 viteve të fundit. POSTIMI BËNI TË MUNDUR REVOLUCIONIN PAQËSOR! Në Shqipëri po ndodh një revolucion paqësor. Në Tiranë, në qytetet kryesore të vendit, por edhe në Diasporë, shqiptarët po mbushin rrugët dhe sheshet me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Poshtë oligarkët” etj. Këto thirrje dëshmojnë...