Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë
Analisti Frrok Çupi u shpreh se vendi ka vetëm dy alternativa: të vazhdojë rrugën drejt Evropës ose të orientohet drejt modeleve që, sipas tij, përfaqësohen nga Irani dhe Palestina. Analisti tha se zhvillimet aktuale nuk janë të rastësishme, duke i lidhur ato me rritjen e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe me marrjen e drejtimit të NATO-s. Sipas tij, Perëndimi është i vendosur të mbrojë Shqipërinë dhe pozicionin e saj strategjik. Çupi kritikoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe partinë VLEN, duke pretenduar se qëndrimet e tyre janë kundër interesave të Shqipërisë. “Janë ekstremë. Fakti që janë angazhuar të hyjnë në Shqipëri, qëndrimi i tyre është ekstrem nacionalist. Ky është problemi, që ne jemi të rrethuar nga ata.Ne kemi vetëm veten dhe...
Burimi:
javanews.al