Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli paralajmëroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se protesta dhe mënyra se si ajo është pasqyruar në mediat ndërkombëtare mund të kenë pasoja për ekonominë dhe klimën e investimeve. Sipas tij gjuajtja me vezë edhe pse nuk është dhunë e mirëfilltë, por një formë guerile që, sipas tij, krijon një perceptim negativ. “Këto 37 ditë na kanë sjellë një institucion të ri. Është një dëgjesë publike dhe këtu vendi ynë vetëm mund të përfitojë. Pastaj me guerile vezësh, pavarësisht se nuk është dhunë e mirëfilltë, është një formë që nuk është hera e parë që po praktikohet në vendin tonë. Forma e protestës me hedhje vezësh apo shishe uji të jep të kuptosh që kërkohet të...