Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani më 13 dhe 14 maj ku është dhe i ftuar i posaçëm mes 700 personaliteteve në ceremoninë e dhënies së një prej çmimeve më të rëndësishme në Europë, “Karli i Madh”. Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian. Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike. Organizatorët konfirmojnë se për nderimin e Mario Draghit do të jetë edhe drejtuesja e Bankës Qendrore...