‘Çmimet janë bërë të papërballueshme’, Tabaku: Sistemi ekonomik punon për pakicën dhe jo për shumicën

‘Çmimet janë bërë të papërballueshme’, Tabaku: Sistemi ekonomik punon për pakicën dhe jo për shumicën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar një sistem ekonomik që favorizon pakicën dhe rëndon qytetarët. Në mesazhin e saj, Tabaku tha se gjatë gjithë javës ka takuar qytetarë, pensionistë, familje të shtresës së mesme dhe biznese, ndërsa shqetësimi kryesor që ka dëgjuar kudo ka qenë rritja e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar jetesën. Sipas saj, Shqipëria po bëhet çdo ditë më e shtrenjtë dhe më e pajetueshme për shumicën e qytetarëve. “Çdo derë që kam trokitur këtë javë, çdo biznes, çdo pensionist dhe çdo familje e mesme kishte vetëm një shqetësim: koston e lartë të jetesës dhe çmimet e papërballueshme”, shprehet Tabaku...