“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe, Muçi kërkon shpalljen “non grata”, Balla: Laj gojën kur përmend Ramën

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe, Muçi kërkon shpalljen “non grata”, Balla: Laj gojën kur përmend Ramën

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, kërkoi shpjegime nga qeveria shqiptare se përse ministrja serbe nuk është shpallur “non grata” në Shqipëri, ashtu siç ka vepruar Kosova. Sipas Muçit, deklarata e Paunoviqit dhe mbështetja e dhënë nga zv/kryeministri serb kërkonin një reagim më të fortë nga autoritetet shqiptare. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mungesë qëndrimi ndaj çështjeve kombëtare. “Çfarë pret qeveria shqiptare dhe kryeministri për të reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës? Kosova e ka shpallur non grata ministren“, deklaroi Muçi në Kuvend. Përgjigjja erdhi nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se reagimi i qeverisë shqiptare ka qenë i menjëhershëm dhe në nivelin e duhur. Balla e cilësoi deklaratën...