Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vlerëson se Shqipëria nuk është ende gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore. Ai propozon një model hibrid, ku partitë politike të vijojnë të kenë rol në administrimin e zgjedhjeve, por me një përfshirje më të madhe të KQZ-së në përzgjedhjen e komisionerëve. Celibashi kërkon gjithashtu ndryshim të mënyrës së numërimit të votave. Shqipëria nuk është gati për një depolitizim të plotë të administratës zgjedhore. Ky është përfundimi në të cilin arrin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, pavarësisht se institucionet ndërkombëtare rekomandojnë të kundërtën vit pas viti. “Mendoj se ka ardhur koha që në procesin e administrimit të zgjedhjeve nivelin e 2 dhe të 3 të mos jetë vetë domeini i Partive Politike dhe nga an...