Bushati: Rama me “një këmbë në varr”, çdo gjë që bën tani, e bën për të shpëtuar lëkurën
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Rama për të shuar protestën duke e përçarë atë, janë të kuptueshme pasi ai sot është “me këmbë në varr”. “Përballë kësaj proteste është kollaj ta kritikosh Ramën. Mendoj se në kushtet ku gjendet është reagim më i mirë i mundshëm. Ai ka kuptuar që çfarëdo të thotë, ka një numër masiv shqiptarësh që as nuk duan ta dëgjojnë. E ke parasysh, zihesh me njeri, një mik, bashkëshorten, dhe ajo të jep argumenta, ti thua vetëm boll më. Si vepron një njeri që i bie në fytyrë shprehja boll më se nuk dua të të shoh me sy? Rama po synon të përçajë ata që i thonë boll më se nuk të durojmë dot. E dyta,...
Burimi:
ntv.al