‘Bukë dhe cirk’, Korreshi: Miliona për koncertin e Kanye West, PD do të kallëzojë në SPAK përdorimin e fondit të emergjencës
I ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si janë përdorur fondet publike për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Korreshi tha se fondi rezervë i emergjencave është shfrytëzuar për të financuar aktivitetin, ndërsa administrate është angazhuar për të mbushur stadiumin me punonjës të pastrim-gjelbërimit dhe përfitues të ndihmës ekonomike, pasi biletat nuk po shiteshin. Deputeti e krahasoi situatën me filozofinë "bukë dhe cirk", duke thënë se qeveria po përpiqet t'u largojë vëmendjen qytetarëve nga problemet reale përmes spektakleve të kushtueshme. Korreshi tha se, ndërkohë që mijëra familje jetojnë me ndihmë ekonomike minimale, fermerët detyrohen të hedhin prodhimet për mungesë mbështetjeje dhe Spitali i Lushnjës ndodhet në kushte të degraduara,...
Burimi:
syri.net