“Bujqësia në koma”, Teliti ngre alarmin: Shqipëria prodhon më pak, tregu mbushet me importe

“Bujqësia në koma”, Teliti ngre alarmin: Shqipëria prodhon më pak, tregu mbushet me importe

Koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorjan Teliti, ka ngritur alarmin për gjendjen e bujqësisë në vend, duke e cilësuar atë si një sektor në “koma”, ndërsa importet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord. Teliti thotë se, sipas të dhënave të fundit, importet e produkteve ushqimore janë rritur me 19% vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Rritje të ndjeshme është regjistruar edhe në importin e frutave dhe zarzavateve, të cilat po hyjnë në treg me ritme dyshifrore. Teliti thekson se kjo situatë tregon një prirje të qartë: Shqipëria po prodhon gjithnjë e më pak dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë tek importet. Sipas tij, fermerët vendas po përballen me kosto të larta për naftën dhe inputet bujqësore, ndërkohë që mbështetja financiare nga...