‘Brutaliteti policisë’ / Teliti: Pompat për zjarrfikësit ishin të dobëta, për shpërndarjen e protestuesve 10 herë më të forta

‘Brutaliteti policisë’ / Teliti: Pompat për zjarrfikësit ishin të dobëta, për shpërndarjen e protestuesve 10 herë më të forta

I ftuar ditën e sotme, në Intervistën e mesditës në Syri Televizion, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD, Dorian Teliti, kritikoi qeverisjen për menaxhimin e mjetëve të zjarrefikësve dhe përdorimin e forcës kundër protestuesve. Ai denoncoi një paradoks të frikshëm: pompat e zjarrfikësve janë kaq të dobëta sa nuk mund të shuajnë zjarret në raste emergjente, ndërsa pompat e përdorura nga policia për shpërndarjen e protestuesve janë 10 herë më të fuqishme, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve. Teliti theksoi se ndërkohë që qytetarët dhe pronat e tyre janë të pambrojtura ndaj flakëve, policia është e pajisur me mjete të fuqishme për të shpërndarë turma, shpesh në mënyrë të papranueshme dhe jashtë çdo rregulli ligjor. Ai komenatoi edhe dy fotografi krahasuese në rrjetet sociale, duke treguar fuqinë...