Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Brukseli pret ministerialin e NATO-s, Shqipëria në fokus të diskutimeve

Në selinë e NATO-s në Bruksel po zhvillohet ministeriali i ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare, një takim që vjen në një moment të rëndësishëm për Aleancën, mes përpjekjeve për rritjen e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e industrisë së mbrojtjes dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara. Në këtë takim merr pjesë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, duke u bërë pjesë e diskutimeve kryesore mbi sigurinë dhe zhvillimet strategjike të Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se vendet anëtare do të fokusohen në ndërtimin e një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme, duke nënvizuar nevojën për më shumë forca ushtarake, rritje të investimeve dhe forcim të bazës industriale të mbrojtjes....