Brukseli nën presion për zgjerimin, vendet kandidate kërkojnë hapa konkretë
Bashkimi Evropian po përballet me presion në rritje për të vijuar procesin e zgjerimit, pas më shumë se një dekade pa pranuar anëtarë të rinj. Zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit, veçanërisht pas luftës në Ukrainë, e kanë rikthyer zgjerimin në qendër të agjendës evropiane. Ndërsa vendet kandidate kërkojnë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit, brenda BE-së vazhdojnë diskutimet mbi gatishmërinë institucionale dhe politike për një valë të re zgjerimi. Sipas vlerësimeve aktuale, Mali i Zi mbetet vendi më i avancuar në negociatat e anëtarësimit. Ndërkohë, Ukraina dhe Moldavia kanë nisur negociatat zyrtare, ndërsa Shqipëria ka vijuar progresin në procesin e reformave dhe negociatave me Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit, duke theksuar...
Burimi:
ntv.al