“Bravo që garoi, por 43 vota mori”, Berisha klasifikon Meremen të vetmen kandidate ‘jo të Ramës’: S’plotësonte kriteret, do e bënte garën qesharake

“Bravo që garoi, por 43 vota mori”, Berisha klasifikon Meremen të vetmen kandidate ‘jo të Ramës’: S’plotësonte kriteret, do e bënte garën qesharake

Zgjedhjet për kreun e PD do të jenë me një kandidat të vetëm, Sali Berishën. Për këtë, gjatë takimit sot me demokratët në Dibër, Berisha e argumentoi me faktin se garë ka, por kandidatët nuk përmbushin kriteret. Ai zgjodhi që të flasë vetëm për kandidaturën e mjekes Merema Sela, pasi sipas tij kandidaturat e tjera nuk ishin fare pjesë e PD. Për Selën, tha se në garën që kishte pasur më parë në Durrës kishte marrë vetëm 43 vota, e sipas tij, futja e saj në garën për kreun e PD, do ta bënte këtë proces qesharak, ndërsa ajo pas përjashtimit nga gara ka paralajmëruar se me Berishën “do shihen në gjykatë”. “Thonë që PD nuk bën zgjedhje, PD po bën zgjedhje dhe po bën...