Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ishte i pranishëm këtë të premte, 3 korrik, në Kryesinë e Kuvendit, ku raportoi në Komisionin e Ligjeve. Braho, sqaroi se transferimi i çështjeve drejt SPAK-ut nuk është një vendimmarrje përfundimtare dhe e pakontestueshme. Sipas tij, çdo dosje shqyrtohet fillimisht nga një gjyqtar, i cili verifikon kompetencën dhe vendos nëse çështja duhet të kalojë për hetim në Prokurorinë e Posaçme. “Në pamje të parë, transferimi i çështjeve duket i paankimueshëm, por nuk është i paankimueshëm, sepse për çdo çështje do të shkojë te një gjyqtar dhe gjyqtari është ai pastaj që verifikon se si ka qenë kompetenca, si është zbatuar dhe është gjyqtari paraprak që, nëse konstaton se çështja do të jetë në kompetencë të SPAK-ut, e transferon...
Burimi:
javanews.al