Braho: Policia ‘partner kyç’, por nuk mjafton – SPAK kërkon më shumë fuqi
Kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë fjalës se tij në Komisionin e Ligjeve, vlerësoi rolin e Policisë së Shtetit si partner kyç në luftën kundër krimit. Ai theksoi se referimet penale nga policia janë rritur gjatë vitit 2025. Megjithatë, ai nënvizoi se SPAK pret një angazhim edhe më të madh nga policia. Ndërkaq, Braho kërkoi forcimin e pavarësisë operacionale të Byrosë Kombëtare të Hetimit për zhvillimin e plotë të veprimeve hetimore. “Gjatë 2025 referimet penale të policisë janë rritur në SPAK, edhe gjatë këtij viti kemi referime nga policia. Kemi vlerësimin më të madh për policinë, për ata njerëz që punojnë. Si në çdo institucion tjetër ndonjëri prej tyre mund të ketë edhe probleme me ligjin. Policia është partneri jonë i pazëvendësueshëm, dhe suksesi jonë është...
Burimi:
ntv.al