“Bota e artit humbi një figurë të spikatur”/ Ngushëllimi i Presidentit për Birçe Haskon
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Birçe Hasko. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Begaj shprehet se bota e artit humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj. Reagimi Bota e artit shqiptar humbi sot një nga figurat më të spikatura të saj. Përveçse la gjurmë të çmuara si një aktor i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, Birçe Hasko ia kushtoi jetën edhe edukimit, si pedagog i nderuar i shumë brezash aktorësh. Lamtumirë “Mjeshtri i Madh” Birçe Hasko!
Burimi:
ntv.al