Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar
Për të garantuar një mjedis të qetë e pa ndotje për pushuesit vendas e të huaj, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për pezullimin e menjëhershëm të punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve lidhëse në të gjitha zonat turistike të vendit gjatë sezonit veror 2026. Vendimi, i mbështetur në Ligjin për Turizmin, e shtrin periudhën e ndalimit që nga hyrja e tij në fuqi deri më 15 shtator 2026. Çfarë ndalohet rreptësisht gjatë sezonit? Sipas përcaktimeve zyrtare, përgjatë muajve të verës pezullohen të gjitha proceset e ndërtimit që shkaktojnë ndotje akustike, pluhur apo shqetësime për turistët. Pezullohen punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve. Ndalohen të gjitha punimet që nga hedhja e themeleve, gërmimet, deri në përfundimin e plotë të ngritjes së...
Burimi:
javanews.al