“Bllokimi i aeroportit, ‘me urdhër’ nga Bosnje Hercegovina”, Çupi: Synimi i protestës është paralizimi i vendit

“Bllokimi i aeroportit, ‘me urdhër’ nga Bosnje Hercegovina”, Çupi: Synimi i protestës është paralizimi i vendit

Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar protestën si një akt me elemente terrorizmi, duke e krahasuar situatën me ngjarje të rënda që kanë goditur shtetet në të kaluarën. Sipas tij, synimi i protestës është paralizimi i vendit dhe goditja e institucioneve shtetërore. Çupi deklaroi se bllokimi i aeroportit ishte një mesazh i paralajmëruar prej ditësh dhe se protesta, sipas tij, frymëzohet nga qendra jashtë Shqipërisë. Ai u shpreh se në zhvillimet e fundit sheh elemente të një përplasjeje të organizuar, duke përmendur edhe praninë e individëve që, sipas tij, lidhen me grupe ekstremiste. Analisti theksoi se pasiguria e krijuar tek qytetarët përbën një tjetër element shqetësues, ndërsa krahasoi situatën me trazirat e vitit 1997. “ Ngjan shumë se po ndodh si më 11 Shtatorin në...