“Bisedo me Edi Ramën TANI!”/ Kryeministri “live” në Facebook, sqaron projektet e qeverisë dhe u përgjigjet qytetarëve
Kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në llogarinë e tij në “Facebook”, dha dje sqarime për disa nga projektet e inicuara nga qeveria e tij, si dhe po u përgjigjet komenteve në kohë reale. Ai e ka nisur komunikimin “live” me Paketën e Maleve, për të gjithë ata qytetarë që duan të transformojnë pronën e tyre, me dokumente të rregullta apo të trashëguar nga të parët e tyre, duke e kthyer në histori suksesi me sipërmarrje të ndryshme. Edi Rama ishte nisur për në Theth dhe gjatë udhëtimit me automjet, po zhvillon këtë bisedim të drejtpërdrejtë me ndjekësit dhe qytetarët e ndryshëm, të cilët i komentojnë në kohë reale, ndërsa ai herë pas herë ndërpret fjalën për të lexuar disa prej...
Burimi:
sot.com.al