Bido thirrje protestuesve: Pastroni protestën nga elementët antikombëtarë

Bido thirrje protestuesve: Pastroni protestën nga elementët antikombëtarë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, u bëri thirrje protestuesve që të distancohen nga ato që ai i cilësoi si elemente antikombëtare, duke theksuar se protesta përmban shqetësime reale të qytetarëve që meritojnë vëmendje dhe reflektim. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Bido akuzoi Berishën, Belerin dhe Omonia-n se po i veshin protestës teza politike dhe antikombëtare. “Qëndrimet e mia janë të qarta Kjo është një protestë energjike, një protestë kreative, një protestë e bukur, një protestë e madhe në të cilën ne kemi një problem të madh që janë disa teza antikombëtare të cilat i vishen sipër protestës përmes këtyre opinionbërësve artificial të interesave të huaja. Në këtë protestë kemi energjinë e shqiptarëve, të cilët kanë në morinë e gjërave të...