Beteja Meta-Kryemadhi me SPAK, ish bashkëshortët kundërshtojnë akuzat e prokurorisë

Beteja Meta-Kryemadhi me SPAK, ish bashkëshortët kundërshtojnë akuzat e prokurorisë

Përballja gjyqësore mes ish bashkeshorteve Meta- Kryemadhi dhe SPAK që i ka vënë nën akuzë, vazhdon. Dy të pandehurit kundërshtojnë provat e prokurorisë që faktojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të të ardhurave. Këtë seancë ish- presidenti i kërkoi gjykatës t’i përligjë avokatin Bujar Musta, në vend të të mëparshmit, Kujtim Cakrani. Në fjalën e tij, ai kërkoi që të mos merret parasysh dëshmia e ish ministrit të ndjerë, Dritan Priftit dhe as intervista e Vojsava Ismailajt, gruas së ish administratorit të DIA-s Kastriot Ismailajt që vite më parë mbante detyrën e administratorit të kompanisë “DIA”. “Vojsava Ismailaj e dha intervistën pasi më dërgoi një SMS, me të cilën kërkonte të takoheshim, por unë refuzova ta takoja. Më 5 janar kam njoftuar...