Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Beteja ligjore e Veliajt, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin për masën e sigurisë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të përballet këtë të enjte (28 maj) me një tjetër betejë ligjore në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet rekursi i paraqitur prej tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë sigurie. Veliaj kërkon që masa aktuale të zëvendësohet me “detyrim paraqitjeje” ose me liri kundrejt garancisë pasurore, duke argumentuar se nuk ekzistojnë kushtet për vijimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej muajit shkurt të vitit 2025. Gjatë muajve të fundit, ai ka bërë disa përpjekje për të siguruar lirimin ose lehtësimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij janë rrëzuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke lënë në...