“Beteja jonë…”/ Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së, Këlliçi ndan detaje: Shpaloset programi qeverisës
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ndarë detaje lidhur me atë se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvendin Kombëtar. I ftuar në nje studio televizive, Këlliçi u shpreh se nesër qytetarët do të njihen me programin qeverisës të Partisë Demokratike. Ai shtoi më tej se gjithë procesi do të konkludohet me votimin për anëtarët e rinjt të Këshillit Kombëtar, numri i të cilëve ka shkuar në 200. Ndër të tjera shtoi se brenda një jave do të bëhen zgjedhje për ekipin drejtues të PD-së. “Ditën e nesërme mbyllet kapitulli i provës kush është opozita dhe kush PD-ja. Nesër drejtuesit e PD-së dhe kryetari Sali Berisha kanë për detyrë të shpalosin programin qeverisës të PD-së dhe të bëjnë me dije qytetarëve se kush është ekipi...
Burimi:
sot.com.al