“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar aksin Milot–Balldren si një simbol turpi, faji, brengë dhe pabesie, duke kritikuar premtimet e përsëritura të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se investimi në këtë aks rrugor është premtuar mbi 13 herë nga kryeministri Rama, por nuk është realizuar, ndërkohë që qytetarët që lëvizin në këtë rrugë përballen çdo ditë me një trafik të rënduar. “Milot–Balldren sot është rruga simbol i turpit, i fajit, i brengës dhe i pabesisë! Trembëdhjetë a më shumë herë është premtuar nga Edi Rama dhe ministrat e tij të Infrastrukturës. Trembëdhjetë a më shumë herë është dhënë fjala, “besa”!Trembëdhjetë a më shumë herë ajo “besë” është thyer si të ishte një kokërr vezë! Me atë lehtësi!...
Burimi:
javanews.al