Berisha udhëzon pedagogët: Bëni gjithçka që kjo protestë të ketë sukses, mos dekurajoni studentët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve të kontribuojnë në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një kauzë të drejtë kundër regjimit autokratik, siç e cilësoi ai. Në fjalën e tij para deputetëve demokratë, Berisha tha se PD e mbështet plotësisht protestën, ndonëse nuk është organizatore e saj. “Thirrja ime për ju, për pedagogët e universiteteve, është të mendojnë se si të kontribuojnë në këtë protestë. Roli i studentëve dhe roli juaj në mbështetje të saj është i jashtëzakonshëm. Kjo protestë ka zgjedhur rrugën paqësore, strikt paqësore, të përballjes me regjimin. Çka do të thotë që mund të jetë më e zgjatur, por rezultatin do ta ketë. Nuk ka asnjë lloj mundësie që Edi...
Burimi:
javanews.al